Shtëpia e Big Brother VIP 4 vijon të jetë skena e dinamikave dhe debateve të forta mes banorëve, me një tjetër përplasje që ka tërhequr vëmendjen e shikuesve. Këtë herë, protagonistë të një debati të ashpër ishin G Bani, Laerti, dhe pjesërisht Valbona, duke krijuar një atmosferë të tensionuar brenda shtëpisë.
Gjithçka nisi nga një përplasje mes G Banit dhe Valbonës, ku ndërhyri edhe Laerti, duke shkaktuar një ngritje të toneve mes tyre. Situata eskaloi shpejt me akuza dhe fyerje që u shkëmbyen në mënyrë të hapur.
Debati mes banorëve:
G Bani: “Ik moj te Laerti.”
Laerti: “O G Ban, si e ke hallin o vëlla?”
G Bani: “Çfarë ke? Pse më shtyp?”
Laerti: “Kush të shtypi?”
G Bani: “Çfarë ke? Çfarë ke?”
Laerti: “A the dje që doje të përqafoje Valbonën se do ikje nesër. Këtu me mua fol.”
G Bani: “Çfarë halli ke? Për çfarë më erdhe?”
Laerti: “Ke gënjyer për ditëlindjen. Ishe në një mbledhje që the nuk do fyej femrat. Pse i fyeve femrat?”
G Bani: “Do i fyej. Çfarë do bësh? O legen, çfarë do bësh? O legen.”
Ndërkohë, edhe Valbona nuk qëndroi e heshtur dhe reagoi ndaj situatës:
Valbona: “Legenë jemi se të kemi mbajtur në këtë shtëpi”.
Në mes të debatit, Laerti vazhdoi akuzat duke risjellë në vëmendje një moment të mëparshëm:
Laerti: “Ke gënjyer për ditëlindjen tënde. Mu lute që Valbonën ta përqafosh”.
Ky debat i fundit ka ndezur rrjetet sociale, me ndjekësit që ndajnë opinione të ndryshme mbi sjelljet dhe qëndrimet e banorëve. Disa mbështesin ashpërsinë e Laertit përballë G Banit, ndërsa të tjerë kritikojnë mënyrën se si këto përplasje shpesh kalojnë kufijtë e respektit.
Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP 4 mbetet e tensionuar, ndërsa këto konflikte shtojnë më shumë dramë dhe spektakël në reality show-un që vijon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.