Degradimi i urës së Zogut, të rinjt dalin në protestë: Ku është shteti?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ura e Zogut është drejt degradimit si pasojë e rreshjeve të shumta të cilat duket sikur po i japin goditjen e fundit këtij monumenti kulturor. Mungesa e vëmendjes nga  institucionet për degradimin e Urës së Zogut në Milot, ka ngritur një grup të rinjsh të zonës në protestë.

Mësohet se janë rreth 1500 persona të cilët kanë firmosur një peticion të cilin do ia dërgojnë institucioneve vendore dhe qendrore.

Përmes këtij peticioni kërkohet që ky monument kulture i kategorisë së parë të mbrohet. Prej vitesh është paralajmëruar për pasojat që sjell marrja e inerteve pa kriter  mbi lumin Mat, ku tashmë , ura me harqe ose e njohur si ura e Zogut po shkon drejt rrënimit total.

Vetëm gjatë javëve të fundit njëra nga këmbët është zhytur në shtratin e lumit me afro dy metër, duke bërë që ura të thyet në mes.

Nëse nuk ndërhyhet me shpejtësi, e gjithë ura mund të  rrëzohet në rrjedhën e lumit, duke zhdukur përfundimisht një nga veprat me të bukura të ndërtuara një shekull më parë.

Share This Article