Deklarata e çuditshme e presidentit kroat: Kosovën ia kemi rrëmbyer Serbisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka bërë një deklaratë të çuditshme duke thënë se “Serbisë ia kemi rrëmbyer Kosovën”.

 “Ne dhe bashkësia ndërkombëtare aneksuam Kosovën; kush e bëri atë veç nesh; nuk është aneksim, është shpronësim”, deklaroi ai për mediat kroate kur iu kërkua të bëjë një krahasim mes Kosovës dhe Krimesë.

“Ne dhe bashkësia ndërkombëtare e bëmë këtë”, përsëriti ai.

 “Ta kuptoni se Serbia dhe Rusia nuk janë njësoj… se, për fat të keq, ky është një fakt i dhimbshëm dhe një rrezik ne e aneksuam Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkombëtar. Është marrë nga Serbia. Kush e bëri atë përveç nesh?”, tha Milanoviç.

Këto deklarime të tij erdhën derisa fliste për gjendjen e ushtrisë kroate dhe dërgimin e tyre në Lituani për t’u stërvitur.

Nuk është hera e pare që Milanoviç jep deklarata të tilla të cilat nuk merr mundin t’i sqarojë më shumë.

Ai në disa raste ka kritikuar edhe qasjen e perëndimit për çështje të ndryshme.

Për një nga deklarata e tij për luftën në Ukrainë, pati marrë lëvdata zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Ndërsa propagandisti kryesor i presidentit rus, Vladimir Putin, Vladimir Solovjov, përmes emisionit të tij në kanalin shtetëror rus Rusia 1, lavdëroi presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç dhe transmetoi deklaratën e tij në të cilën ai tha se “Uashingtoni dhe NATO po bëjnë një luftë kundër Rusisë përmes Ukrainës”.

Share This Article