ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Protesta për UÇK, Lëvizja Vetëvendosje: Shqipëria ta ngre çështjen në forumet ndërkombëtare, drejtësia s’vendoset në Sheshin “Skënderbej” 4 hours ago
Kursi i këmbimit valutor, 16 tetor 2025 4 hours ago
Princ Leka II u fejua me Blerta Celibashin, por sa kushtoi unaza që po bëhet lajm ndërkombëtar? 4 hours ago
POLITICO: BE-ja do të jetë gati për luftë me Rusinë deri në vitin 2030 4 hours ago
Infantino: Kosova kundërshtar që askush nuk dëshiron ta ketë përballë 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Deklarata e çuditshme e Trump për vendet e NATO-s, Stoltenberg: Çdo sugjerim që aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin, dëmton sigurinë e të gjithëve

albnews by albnews
11 February, 2024
in Bota
0
Deklarata e çuditshme e Trump për vendet e NATO-s, Stoltenberg: Çdo sugjerim që aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin, dëmton sigurinë e të gjithëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zyrtarë të lartë të Perëndimit e kanë kritikuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, të dielën, pasi ai ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara mund të mos i mbrojnë aleatët e NATO-s – që nuk janë duke ndarë mjaftueshëm para në mbrojtje, nga një pushtim potencial prej Rusisë.

“Çdo sugjerim që aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin, dëmton sigurinë e të gjithëve, përfshirë atë të SHBA-së, dhe i rrezikon ushtarët amerikanë dhe ata evropianë”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes një deklarate me shkrim.

RelatedPosts

Ish-diplomati rus, i përfshirë në skandalin e agjentit të FBI-së, pret dënimin

Kurthi që vrau 3 policë në Itali, dalin pamjet e gruas me molotov në dorë, hodhi në erë shtëpinë

Si po ndryshon popullsia e botës, superfuqitë kanë nisur të tkurren

“Çdo sulm ndaj NATO-s do të rezultojë me një përgjigje të përbashkët dhe të fuqishme”, ka thënë ai.

Trump ka gjasa të fitojë nominimin e republikanëve në garën presidenciale, që do të mbahet në nëntor të këtij viti.

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, ka reaguar, po ashtu.

“Motoja e NATO-s është ‘një për të gjithë, të gjithë për një’, dhe ky është përkushtim konkret. Minimi i kredibilitetit të shteteve aleate nënkupton dobësim të gjithë NATO-s”, ka thënë ai në X, platformë e njohur më parë si Twitter.

“Asnjë lloj i fushatës nuk është arsyetim për të luajtur me sigurinë e aleancës”.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka postuar një mesazh “Një për të gjithë, të gjithë për një’ me thirrjet “Së bashku më të fortë”, gjithashtu, në X, pas komenteve të Trumpit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se “deklaratat për sigurinë e NATO-s dhe Aktin 5, u shërbejnë vetëm interesave të [presidentit rus, Vladimir] Putin”.

Artikulli 5 i traktatit të NATO-s përcakton se një sulm i armatosur kundër një anëtari të aleancës konsiderohet sulm kundër të gjitha vendeve dhe nxit mbrojtje të përbashkët.

Trump, duke e rikujtuar një takim me liderë të NATO-s, gjatë një marshi politik në Karolinën e Jugut, e ka cituar presidentin e një “shteti të madh”, që nuk ia ka përmendur emrin, duke e pyetur atë, “Zotëri, nëse ne nuk paguajmë, dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni?”

“I kam thënë: ‘Nuk keni paguar? Jeni delikuent?’ Ai ka thënë: ‘Po, kështu ka ndodhur’. Jo, nuk do t’ju mbroj juve. Në fakt do t’i inkurajoja ata të bëjnë çfarë të duan. Duhet të paguani”.

“Ne e kemi dëgjuar këtë më parë… asgjë e re”, ka thënë Komisionari i Bashkimit Evropian për Treg të Brendshëm, Thierry Breton, në një intervistë për televizionin francez LCI.

“Ai ndoshta ka probleme me kujtesën, mirëpo në fakt ka qenë një presidente, jo një shtet, por Bashkimi Evropian”, ka thënë Breton, duke iu referuar një bisede që ka pasur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen me Trumpin, më 2020.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, i pyetur për komentet e Trumpit, ka thënë se “inkurajimi i pushtimit të aleatëve tanë të ngushtë nga regjimet vrasëse, është i tmerrshëm dhe i pavarur – e rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë në shtëpinë tonë”.

Të 31 vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar që të ndajnë të paktën 2 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm në fushën e mbrojtjes, mirëpo të dhënat e NATO-s kanë treguar e vetëm 11 prej tyre janë duke vepruar ashtu.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Protesta për UÇK, Lëvizja Vetëvendosje: Shqipëria ta ngre çështjen në forumet ndërkombëtare, drejtësia s’vendoset në Sheshin “Skënderbej”

Protesta për UÇK, Lëvizja Vetëvendosje: Shqipëria ta ngre çështjen në forumet ndërkombëtare, drejtësia s’vendoset në Sheshin “Skënderbej”

16 October, 2025
Kursi i këmbimit valutor, 16 tetor 2025

Kursi i këmbimit valutor, 16 tetor 2025

16 October, 2025
Princ Leka II u fejua me Blerta Celibashin, por sa kushtoi unaza që po bëhet lajm ndërkombëtar?

Princ Leka II u fejua me Blerta Celibashin, por sa kushtoi unaza që po bëhet lajm ndërkombëtar?

16 October, 2025
POLITICO: BE-ja do të jetë gati për luftë me Rusinë deri në vitin 2030

POLITICO: BE-ja do të jetë gati për luftë me Rusinë deri në vitin 2030

16 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result