Deklarata e fortë e Baton Haxhiut: PS ka investuar që Berisha të jetë ‘non grata’, me qëllim që beteja të jetë më e lehtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Analisti Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se Partia Socialiste ka investuar që Sali Berisha të shpallet non grata.

Sipas tij, kjo është bërë për shkak që beteja e PS në elektorat të jetë më e lehtë.

“Po, Partia Socialiste ka investuar që Berisha të jetë non grata që beteja e PS në elektoratin shqiptar të jetë më e lehtë. Për arsye se militantistët e Berishës janë të kufizuar”, tha Baton Haxhiu gjatë një debati televiziv në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe anëtarët e familjes së tij janë shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit më 19 maj 2021.

Sipas DASH, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Share This Article