Tifozët e Barcelonës kanë nisur të ëndërrojnë. Pas triumfit në miqësoren e luksit përballë Real Madrid, presidenti Joan Laporta ka bërë një deklaratë qa i surprizoi të gjithë. Ai theksoi se cikli i Messi-t te Barcelona nuk është mbyllur ende, çfarë bëri që të gjithë të mendojnë lidhur me një rikthim të Messi-t në skuadrën katalanase.
“Besoj, shpresoj dhe uroj që kapitulli Leo Messi te Barcelona të mos jetë mbyllur. Është një përgjegjësi e jona që ky kapitull të mbetet i hapur, që të mos mbyllet përfundimisht dhe që të na japë një fund më të shkëlqyer nga sa ka qenë në të vërtetë”, tha Laporta.
Edhe trajneri Xavi Hernandez pranoi se do i pëlqente që argjentinasi të rikthehej në Barcelonë, ndërsa në një intervistë për mediat spanjolle tregoi se 7 herë fituesi i Topit të Artë ka akoma për të dhënë.
Leo Mesi ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2023, me të drejtën e zgjatjes për një tjetër edicion, por gjithmonë nëse gjendet gjuha e përbashkët. Për këtë arsye në verën e ardhshme, ai do të jetë një lojtar i lirë dhe shanset janë të mëdha për t’u rikthyer Barcelona.