Deklasifikohet dosja e gazetarëve të dënuar nga diktatura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kuadër të kurimit të së shkuarës, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka deklasifikuar dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit për gazetarët e dënuar nga diktatura.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit publikoi dosjen në Ditën Ndërkombëtare që kërkon t’i jepet fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve duke sjellë në vëmendje gazetarët e dënuar nga diktatura, të cilët u gjykuan, dënuan, burgosën që me instalimin e regjimit komunist.

Dënimi i gazetarëve, gjykimi, e jo në pak raste, ekzekutimi i tyre, ishin ndër mënyrat e mbytjes së fjalës së lirë, mendimit kritik, opinionit të pavarur dhe qasjes intelektuale ndaj realitetit.

Po ashtu, Autoriteti i Dosjeve publikon formularin e aplikimit për të  interesuarit mund të njihen me dosjet./ATSH/

Share This Article