Dekorohen “dezertorët” e Mitrovicës, Vuçiç: Falë jush, Serbia është në Kosovë dhe Kosova është Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti serb dekoron dy zyrtarët e lartë të policisë në veri të Kosovës që u pezulluan nga detyra pasi nuk zbatuan vendimin e qeverisë Kurti për targat.

“Për shkak të veprimeve tuaja, Serbia është në Kosovë, dhe Kosova është në Serbi”, tha Aleksandër Vuçiç pasi vlerësoi Nenad Gjuric dhe Aleksandër Filipovic me urdhrin e artë.

Për dy krerët e drejtorisë së policisë në Veri të Kosovës, premtoi punësimin e tyre në organet shtetërore në Serbi dhe se do të kujdesej për 3 mijë njerëzit që u tërhoqën nga institucionet në Kosovë.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, se ata do të zëvendësohen, presidenti serb akuzoi qeverinë e Prishtinës se kishte planifikuar të gjithë këtë situatë dhe se dëshiron konflikte dhe incidente.

Ndër të tjera, Vuçiç i kërkoi BE-së dhe Kosovës, zbatimin e ujdive të nënshkruara në dialog. Gjithashtu, konfirmoi se gjatë ditëve të ardhshme, do të ketë takime të rëndësishme me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe zyrtarët e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak në Paris.

Share This Article