Dekreti i parë i Bidenit anulimi i ndërtimit të naftësjellësit Keystone XL

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga dekretet e para të presidentit të zgjedhur Joe Biden, sapo ai të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë anulimi i lejes për ndërtimin e naftësjellësit Keystone XL.

Autorizimi për veprën e diskutueshme, e cila kalon disa territore të konsideruara të shenjta nga amerikanët vendas, u dha nga Donald Trump në 2017, pasi paraardhësi i tij Barack Obama e bllokoi atë në 2015.

Keystone XL është një naftësjellës gati 2 000 kilometra me kapacitet rreth 830 000 fuçi naftë në ditë, që e transporton atë nga rajoni Alberta në Kanada në SHBA përmes Montanas, Dakotës së Jugut dhe Nebraskas.

Ata që gjithmonë e kanë kundërshtuar Keystone XL e konsiderojnë atë një infrastrukturë të dëmshme si nga pikëpamja mjedisore ashtu edhe kulturore.

Share This Article