Del fotoja e Aranit Kurtit, 23-vjeçarit që u vra pas sherrit për një kafe në Manzë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Personi në foto është i riu Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë në konfliktin për një kafe në Manzë të Durrësit.

23-vjeçari ka qenë i ulur në tavolinë me Daniel Pepën, 21 vjeç, i cili i ka kërkuar kafe kamerierit, por ai nuk ia ka bërë për shkak se ekspresi ka qenë i fikur.

Pas sherrit, personi që ishte në tavolinë me kamerierin, Flori Paluçin ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Aranit Kurtit duke e lënë të vdekur. Më pas, Daniel Pepa ka shkuar në makinë, ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit Paluçi, i cili po ashtu vdiq për shkak të plagëve.

Ndërkohë, pesë persona janë shoqëruar në komisariat për vrasjen në Durrës, ku humbën jetën Arianit Kurti dhe Flori Paluçi.

Mësohet se të gjithë të shoqëruarit ishin në lokal në momentin e ngjarjes, ndërsa kanë dhënë para hetuesve të njejtin variant, pra që konflikti ka nisur për ekspresin e kafesë.

Versioni i dhënë nga kamerierët dhe dëshmitarët vërtetohet edhe nga pamjet nga kamerat e sigurisë.

Share This Article