Del në shitje letra origjinale e njoftimit të vdekjes së Abraham Lincoln

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një copëz e vogël e historisë që njoftoi vdekjen e presidentit amerikan, Abraham Licoln, i cili ka udhëhequr Amerikën gjatë luftës civile ka dalë në shitje.

Telegrami origjinal që njoftoi popullin amerikan për vdekjen e presidentit të tyre, është zbuluar së fundi në koleksionin e familjes Raab, dhe tani është vendosur në shitje për 500.000$.

“Ky dokument, ishte fjala zyrtare që i shkoi kombit, duke i lajmëruar se presidenti ka vdekur” tha Nathan Raab, Presidenti i Koleksionit Raab, duke shtuar se “kjo me të vërtetë është një gjetje e mrekullueshme”.

Linclon u vra në ora 22:00 në teatrin Ford të Uashingtonit, më datën 14 prill, 1865.

Pasi që presidenti u shpall i vdekur në ora 07:22, më 15 prill, sekretari i tij e shkroi këtë telegram, dhe ia dërgoi Departamentit të Luftës.

“Abraham Lincoln vdiq këtë mëngjes, 22 minuta para orës shtatë”, shkruhet në telegram.

Share This Article