Del në shitje shtëpia e padukshme në mes të shkretëtirës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk është mirazh, por një shtëpi e padukshme, që është nxjerrë në shitje për rreth 16 milionë dollarë.

Shtëpia e vendosur në shkretëtirë, me një sipërfaqe rreth 550 metra katrorë, është e veshur me pasqyra që reflektojnë gjithë pamjen e jashtme.

E përfshirë në serialin e Netflix “The World’s Most Amazing Vacation Rentals”, në këtë shtëpi kanë kaluar pushimet e tyre dhe personazhe të famshëm si Demi Lovato dhe Diplo.

Pronarët, Chris dhe Roberta Hanley, thonë se shtëpia ndodhet në shkretëtirën Joshua Tree në jug të Kalifornisë dhe se godina është frymëzuar nga filmi “2001: A Space Odyssey”.

Shtëpia ka tre dhoma gjumi, një dhomë ndenjeje gjigante dhe një pishinë të mbyllur 30 metra të gjatë.

Share This Article