Del Piero i bëri kompliment të madh Modricit pas ndeshjes: Gjithçka bërë vetë miku im

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një legjendë uron tjetrin. Alessandro Del Piero ishte mbrëmë në “Santiago Bernabéu” si komentator për ‘Sky Sport Italia’, ku komentoi ndeshjen Real Madrid – Chelsea.

Pas ndeshjes, ish-sulmuesi legjendar i Juventusit ka postuar në rrjetet e tij sociale një video në të cilën është përqafuar me Luka Modricin. Del Piero kishte shoqëruar videon me fjalët “Artist”.

Kroati ishte protagonisti i asaj që shumë e konsiderojnë tashmë si ‘asistimi i vitit’, që doli të ishte vendimtar për barazimin 1-3 të Real Madridit që e ktheu skuadrën madrilene në barazim të përgjithshëm 4-1, duke e dërguar ndeshjen në kohën shtesë, pasi nga ai pasim shënoi Rodrygo.

Modric ishte lojtari më i mirë në fushë. Në fakt, UEFA i dha atij çmimin MVP të ndeshjes disa minuta pas kjo përballje u mbyll dhe ‘Pinturicchio’ e dinte këtë gjë.

Siç tregon italiani, ky ishte momenti i parë pas shumë kohësh në të cilin ai u takua sërish me Modric.

 “Ai është lojtari që ndryshoi lojën. Modric bëri gjithçka. U gëzova që e takova, ai është një futbollist i jashtëzakonshëm. Nuk kishim folur për një kohë të gjatë. Ai mori frymë. Ai ishte i vetëdijshëm që kishin pasur probleme. Unë i thashë: “Shiko, ti bëre gjithçka vetë, mik, kënaqu!”” , tregon italiani.

Hera e fundit e Del Pieros luajti në Santiago Bernabeu ishte në vitin 2011, kur ish-lojtari i Juventusit shënoi dy herë në fazën e grupeve.

Pasi u zëvendësua, ai mori një ovacion në këmbë nga publiku në Bernabeu, ndërsa sa herë flet për Real Madridi tregon respektin që ka për klubin.

Share This Article