Del testamenti i Maradonës, ish-gruaja dhe dy vajzat jashtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Diego Armando Maradona duket se ka përjashtuar tre familjarë nga testamenti i tij, raportojnë mediat argjentinase. Bëhet fjalë për ish-gruan Claudia Villafane dhe dy vajzat Dalma dhe Giannina.

Gazetarët kanë treguar edhe përmbajtjen e dokumentit të redaktuar nga ish-Pibe de Oro në 2016-ën në Dubai.

Marrëdhëniet mes Maradonës dhe dy vajzave të tij të para nuk ishin aspak të mira. Mësohet se ato kishin mbështetur nënën e tyre në proceset gjyqësore për shitjen e një shtëpie në Miami dhe koleksioneve të relikeve dhe fanellave të legjendës.

Diego Armando Maradona u nda nga jeta më datë 25 nëntor për shkak të një arrestit kardiak. Pas vdekjes së tij nëpër gjykata po bëhet një luftë e madhe mes trashëgimtarëve për pasurinë e legjendës së futbollit, të vlerësuar 50 milionë dollarë.

Share This Article