Del vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun, qëndron në fuqi vendimi i pezullimit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme që ka pezulluar nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres, Belinda Ballukun.

Kushtetuesja ka marrë një vendim me 4 vota pro dhe 4 kundër.

Gjyqtarët e GJK  ishin “ngujuar” që në orë 11:00 në Dhomën e Këshillimit, ndërsa janë larguar që aty vetëm pak minuta sa të konsumonin drekën.

Gjyqtarët e GJK  janë “ngujuar” që në orë 11:00 në Dhomën e Këshillimit, ndërsa janë larguar që aty vetëm pak minuta sa të konsumonin drekën.

Kjo ishte mbledhja e tretë e GJK për këtë çështje, kur dy mbledhjet e mëparshme kanë dështuar pasi disa anëtarë kanë kërkuar më tepër kohë.
Çështja “Balluku” është çështja me interes më të lartë publik, nga çështjet që Kushtetuesja po shqyrton aktualisht, duke pasur parasysh rikthimin në detyrë të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë sot një seancë maratonë deri në daljen me një vendim në lidhje me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për shpalljen anti-Kushtetuese të masë së sigurisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.

Sipas Klodiana Lalës, nëse Gjykata Kushtetuese vendoste që të linte në fuqi masën e sigurisë të pezullimit nga detyra, kjo afekton kërkesën e dorëzuar nga SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Kjo pasi sipas ligjit nuk mundet që ndaj një personi të vendosë tre masa sigurie. Kjo do të detyronte Prokurorinë e Posaçme që të hiqte dorë nga një nga masat e vendosura ndaj ministres, pra “Pezullim nga detyra” ose “Pengim për daljen jashtë vendit”.

“Nëse GJK e konsideron anti kushtetuese pezullimit, dhe Balluku ka vetëm masën e pengimit për daljen jashtë vendit, kërkesa për arrestimin e Ballukut është legjitim”, raporton Lala.
Kujtojmë se SPAK, ka kërkuar edhe heqjen e imunitetit për Ballukun dhe arrestimin e saj për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në tenderë të mëdhenj publikë.

Share This Article