Delegacionet ushtarake nga Turqia dhe Greqia mbajnë takim teknik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Palët diskutuan masat që synojnë parandalimin e angazhimit të mundshëm ushtarak në Mesdheun Lindor

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi sot se është zhvilluar takim teknik midis delegacioneve ushtarake turke dhe greke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas kumtesës, dy palët diskutuan masat që synojnë parandalimin e angazhimit të mundshëm ushtarak në Mesdheun Lindor, duke shtuar se pritet të mbahet edhe një takim tjetër.

Greqia ka kontestuar eksplorimin e tanishëm energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije shpimi për të kërkuar energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Dialogu për ndarjen e këtyre burimeve në mënyrë të drejtë do të jetë një fitore për të gjitha palët, thonë zyrtarët turq.

Share This Article