Demalia: Trajtimi special i familjes Rasha antiligjor, familja të padisë në gjykatë shtetin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Analisti, Ilir Demalia, e konsideron antiligjore vendimin e qeverisë për trajtim special të familjes Rasha pas vrasjes të djalit të tyre nga efektivi i policisë.

Për Ora News, Demalia thotë se në gjithë botën demokratike për raste të tilla është familja që hedh në gjyq shtetin dhe merr kompensimin për dëmin e pësuar sipas ligjit.

Ndaj dhe aktin e Ramës e cilëson një tentativë për mbyllur ngjarjen.

Ky është akt kundër ligjit, pse kjo familje duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë? Rasha nuk ra dëshmor i atdheut, nuk u vra në luftë dhe as aksidentalisht sepse policia nuk ishte në luftë kundër një bande dhe rastësisht u vra. Rasha u vra nga polici që përfaqëson shtetin, është fryma që ka krijuar Lleshaj në policinë e shtetit. Rama ka bërë një shkelje ligjore, pse duhet ti japë trajtim special kësaj familje? Në gjithë botën familja padit qeverinë për atë që i ka shkaktuar dhe qeveria duhet ta kompensojë përmes gjyqit sesa dëm i ka bërë. Nuk mbulon dot Rama, nuk gjykoj familjen por po të isha unë nuk do të pranoja një mëshirë të tillë nga një kryeminstër i cili me policët e tij i vrau djalin. Por duhet të vazhdojë kërkesa për drejtësinë e këtij djali, të çohet në gjyq shteti për këtë vrasje kriminale”, tha Demalia.

Nga ana tjetër ai inkurajon vijimin e protestave deri në dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Ardi Veliu.

Protesta duhet të vazhdojë, mundësisht jo të dhunshme, deri sa të largohet Ardi Veliu, fytyra kriminale e policisë”, deklaroi ai.

Share This Article