• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home UK
Demenca prek legjendën e futbollit britanik, Sir Bobby Charlton

Demenca prek legjendën e futbollit britanik, Sir Bobby Charlton

by albnews
3 November, 2020
in UK
0
5
VIEWS

Pas shumë rasteve të diagnostikuara me demencë nga futbollistët që i dhanë Kupën e Botës Anglisë në vitin 1966, preket nga një sëmundje e tillë gjithashtu edhe ish-lojtari i famshëm i përfaqësueses së “tre luanëve”, si dhe ish-kapiteni legjendar i Manchester United, Bobby Charlton. 83-vjeçari që konsiderohet si futbollisti anglez më i madh i të gjitha kohërave, u diagnostikua me demencë dhe lajmi u bë i ditur nga vetë familjarët e ish-lojtarit të famshëm të “djajve të kuq”, që ka zhvilluar plot 606 ndeshje në kampionat në harkun e 17 sezoneve me fanellën e United.

Në më pak se katër muaj ndërruan jetë nga një sëmundje e tillë edhe dy emra të tjerë të mëdhenj nga kombëtarja angleze që triumfoi në kampionatin botëror të 1966, si Jack Charlton dhe Nobby Stiles. Sir Bobby Charlton humbi vëllanë e madh më datë 10 korrik, pikërisht nga po e njëjta sëmundje, ndërkohë një tjetër emër i madh i “red devils” si Nobby Stiles, edhe ky një ndër heronjtë e ekipit të famshëm të drejtuar nga Alf Ramsey, ndërroi jetë ditën e premte në moshën 78-vjeçare pasi ishte diagnostikuar më parë me demencë.

Me t’u publikuar lajmi kanë qenë të shumtë ata që nxituan për të dërguar mesazhe në adresë të ish-futbollistit të famshëm të Manchester United. Një ndër të parët ishte pikërisht sulmuesi aktual i “djajve të kuq” Marcus Rashford, që e konsideroi ish-kapitenin legjendar të ekipit si heroin e tij dhe në një postim i bëri thirrje 83-vjeçarit për të qëndruar i fortë. Bashkëshortja e tij Norma Charlton sqaroi për “Telegraph” se publikimi i një lajmi të tillë përveç ndërgjegjësimit do të shërbejë gjithashtu edhe për të ndihmuar ish-futbollistët e tjerë që vuajnë nga po e njëjta sëmundje.

Drejtuesit e United shprehën keqardhjen e tyre në emër të të gjithë stafit, lojtarëve apo dhe fansave të shumtë të klubit, për faktin që një sëmundje e tillë e tmerrshme preku pikërisht Sir Bobby Charlton-in, madje krerët e klubit shtuan se do të vazhdojnë të ofrojnë dashurinë dhe mbështetjen e tyre për futbollistin legjendar të “djajve të kuq”, si dhe familjen e tij. Deri në vitin 1973 Bobby Charlton shënoi plot 199 gola në kampionatin anglez me fanellën e “red devils”. Gjithsej Bobby Charlton ka realizuar 249 gola në 758 ndeshje në të gjithë kompeticionet me Manchester United, klub ku ish-kapiteni legjendar i klubit u kurorëzua me tre tituj kampion, 1 FA Cup dhe 1 Kupë Kampionesh gjatë karrierës së tij 17-vjecare me “djajtë e kuq”.

Bobby Charlton mbeti për shumë kohë si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe rekordi i tij u thye vetëm në fundin e janarit të vitit 2017, nga Wayne Rooney që preku shifrën e 250 golave në takimin e tij të 546 dhe sezonin e 13 me United, pas transferimit nga Evertoni. Wayne Rooney ishte sulmuesi që theu gjithashtu rekordin e tij të golave edhe me përfaqësuesen, në takimin me Zvicrën në vitin 2015, ndërsa rekordi i ndeshjeve me fanellën e “red devils” u thye që në vitin 2008 nga Ryan Giggs. Në moshën 20-vjeçare Bobby Charlton i mbijetoi në vitin 1958 një aksidenti ajror në aeroportin e Mynihut, ku humbën jetën 23 vetë, përfshirë edhe 8 futbollistë të Manchester United.

Ai shënoi dy herë në finale ndaj Benfica-s dhe udhëhoqi ekipin në Kupën e Kampioneve që klubi fitoi në “Wembley” në vitin 1968, ndërsa dy vjet më herët ai meritoi çmimin e “Topit të Artë”, pasi luajti çdo minutë për përfaqësuesen angleze në kampionatin botëror të vitit 1966. Bobby Charlton është futbollisti i pestë nga heronjtë e botërorit të vitit 1966 që është diagnostikuar me demenca, pas emrave të tillë si Jack Charlton, Nobby Stiles, ndërkohë që humbën jetën nga kjo sëmundje në vitet 2018 e 2019 respektivisht edhe Ray Wilson e Martin Peters.

Sipas një studimi të Universitetit të Glasgow-t të kryer në vitin 2019, pas vdekjes në moshën 59-vjeçare të ish-sulmuesit të West Brom-it Jeff Astle, ku u bë krahasimi i të dhënave të 7.676 ish-futbollistëve me 23.000 persona të zakonshëm nga popullsia e përgjithshme doli se ish-lojtarët profesionistë janë 3,5 herë më të ekspozuar për të vdekur nga sëmundja e demencës, sesa njerëzit e tjerë me po të njëjtën moshë dhe shkak mendohet se janë pikërisht goditjet e shpeshta të topit me kokë, apo dhe traumat në kokë që pësojnë futbollistët gjatë karrierës së tyre. Për të nderuar karrierën e tij brilante në vitin 2016 drejtuesit e Manchester United i vunë emrin e Bobby Charlton-it pikërisht tribunës jugore në “Old Trafford”, që është njëherësh edhe stadiumi i dytë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar pas “Wembley”-t.

Previous Post

Johnny Depp humb betejën ligjore me The Sun

Next Post

Hapet “thertorja” e pare vegane ne Londer

albnews

albnews

Related Posts

Pas fitores së Ramës, Shqipëria kthehet në “kamp refugjatësh”, edhe Anglia gati të dërgojë refugjatë në Shqipëri, gjithçka vendoset të…
Albania

Pas fitores së Ramës, Shqipëria kthehet në “kamp refugjatësh”, edhe Anglia gati të dërgojë refugjatë në Shqipëri, gjithçka vendoset të…

14 May, 2025
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Viktimë e gabimit në drejtësi, britaniku i dënuar për vrasje lirohet pas 38 vjetësh
UK

Viktimë e gabimit në drejtësi, britaniku i dënuar për vrasje lirohet pas 38 vjetësh

14 May, 2025
Next Post
Hapet “thertorja” e pare vegane ne Londer

Hapet "thertorja" e pare vegane ne Londer

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

14 May, 2025
PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

14 May, 2025
Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

14 May, 2025
Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4699 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2392 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM