Dëmet nga tërmeti, PD: Qeveria asnjë plan për rindërtimin e shkollave në Bubq dhe Pezë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike reagoi sot për situatën në disa shkolla në zonat rurale pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përfaqësuesit e PD-së, Çlirim Gjata, Astrit Veliaj dhe Flamur Hoxha sollën në vëmendje dy shkolla të tjera që janë në listën e objekteve të shembura dhe të caktuara për shembje, përkatësisht shkolla e mesme e bashkuar në Bubq dhe ajo në Pezë.

Të dyja shkollat kanë rreth 700 nxënës, por, sipas tyre, “për rikonstruksionin e tyre nuk është kujdesur askush, duke i lënë të rrënohen me kalimin e kohës dhe të dëmtohen plotësisht nga tërmeti, i cili, për fat të mirë nuk ra në kohën e mësimit të fëmijëve”.

“Tani, 700 fëmijë detyrohen të shkojnë shumë larg për të ndjekur shkollën, ndërsa qeveria, 5 javë pas tërmetit, nuk ka bërë ende publik një plan për rindërtimin e tyre”, thanë ata përmes një deklarate për shtyp./ATSH/

Share This Article