Demokratët fitojnë një mandat në Georgia, u duhet edhe i dyti për të kontrolluar Senatin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati demokrat Raphael Warnock ka fituar një nga dy ulëset qe siguron shteti i Georgias në Senatin e SHBA-së, në zgjedhjet e mbajtura të martën, ka parashikuar Edison Research të mërkurën, shkruan Reuters.

Mirëpo, me gjithë fitoren, demokratët ende nuk kanë siguruar kontrollin mbi Senatin. Demokratëve u duhet të fitojnë edhe ulësen e dytë nga ky shtet.

Demokrati Warnock fitoi përball republikanit Kelly Loeffler, sipas Edison Researchit.

Vendimtare tani mbetet rezultati i betejës mes demokratit Jon Ossof dhe republikanit David Pardue.

Aktualisht, republikanët kanë avantazh 50-48 në Senat. Një fitore e tyre në Georgia do t’i jepte kësaj partie shumicën, por vetëm nëse fitojnë të dy ulëset. Në këtë rast, Senati do të ndahej “përgjysmë” – 50 me 50, por me zëvendëspresidenten Kamala Harris që do të mund të hidhte votën vendimtare për demokratët, pasi zëvendëspresidentja e shtetit është udhëheqëse e Senatit.

Share This Article