Demokratët: Trump pengoi drejtësinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Raporti i Robert Mueller nuk është fundi, është vetëm fillimi”, paralajmëron demokrati Jerrold Nadler, i cili akuzoi gjithashtu Prokurorin e Përgjithshëm, William Barr, për minim të Departamentit të Drejtësisë me qëllim mbrojtjen e presidentit.

Nadler, kryetar i Komisionit të Ligjeve në Dhomën e Përfaqësuesve, u shpreh se Barr ka treguar një gatishmëri të bezdisshme për të ndërhyrë në punën e këtij departamenti. Ai i quajti çorientuese komentet e kryeprokurorit, që deklaroi se presidenti ishte shfajësuar nga akuzat.

Raporti, sipas Barr tregoi se as Trump dhe as ekipi i tij nuk u bashkuan me Rusinë gjatë zgjedhjeve dhe nuk penguan më pas drejtësinë.

“Ne nuk i besojmë ato që thotë kryeprokurori”, u shpreh Nadler, i cili këmbënguli se, edhe në formën e tij të redaktuar, raporti tregon se ka prova shqetësuese se presidenti ka tentuar të ndërhyjë te drejtësia, e aty vërehen edhe parregullsi të tjera. Raporti prej 248 faqesh i prokurorit të posaçëm Robert Mueller, për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, u bë publik të enjten. Ai mbulon një hetim 22-mujor që presidenti Trump e ka cilësuar në mënyrë të përsëritur si “gjueti shtrigash”. Hetimi nuk gjeti prova se grupi i fushatës së Trumpit është angazhuar në një konspiracion kriminal me Rusinë./Top Channel/

Share This Article