Demostrata në Londër kundër masave anti-Covid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 150 persona u arrestuan gjatë demonstratave të mbajtura dje në Londër kundër masave të marra për frenimin e pandemisë së koronavirusit.

Policia e Londrës në një deklaratë theksoi se një numër masash u morën dje për të parandaluar tubimin e qytetarëve dhe për t’i inkurajuar ata të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Gjatë ndërhyrjes policore u arrestuan 150 demostrues për shkak të shkeljes së masave kundër COVID-19, sulmit ndaj policisë dhe posedim të drogës, njoftoi policia britanike.

“Kjo ka qenë një ditë e vështirë për Policinë Metropolitane, policinë e Londrës dhe policinë britanike të trafikut. Arrestimet u bënë sepse protestuesit shkelën me qëllim ligjin, sulmuan zyrtarët tanë dhe ndërprenë trafikun”, tha Kryekomisari i Policisë Stuart Bell.

Anëtarët e nismës “StandUpX” kundër vaksinimit dhe masave anti-COVID-19 u mblodhën të shtunën në pjesë të ndryshme të Londrës, kurse policia ndërhyri, pasi të gjitha tubimet u ndaluan për shkak të karantinës së përgjithshme kombëtare.

Share This Article