Dëmshpërblimi me 44 milionë euro, Malaj: Hajdutët e Rilindjes të përgjigjen ligjërisht për babëzitë e tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj kritikon qeverinë e kryeministrit Rama, si përgjegjëse për humbjen në gjyqin e Arbitrazhit për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, ku Qeveria duhet t’i paguajë kompanisë greke “Aktor”, shumën prej 44 milionë eurosh.

Përmes një postimi në Facebook, Malaj shkruan se hajdutët e Rilindjes që po dalin një nga një në sipërfaqe nga gropa e zezë e korrupsionit duhet të përgjigjen edhe ligjërisht për babëzitë e tyre.

Postimi i Malajt:

Nuk keni pare gje akoma” kercenoj Rama shqiptaret ne 2013 kur sapo u be kryeminister. Por gjobat e njepasnjeshme qindra milion euro/dollare jane prova se ne nuk kemi pare gje akoma se sa thelle dhe sa gjate do tju rendoje shqiptareve, korrupsioni dhe kapja e qeverise Rama, si qeveria me e paditur, me e pa pergjegjshme, arrogante dhe e babezitur. Hajdutet e Rilindjes qe po dalin nje nga nje ne siperfaqe nga gropa e zeze e korrupsionit duhet te pergjigjen edhe ligjerisht per babezite e tyre.

Arbeni

Share This Article