Dëmtimi e mbajti gjatë larg fushave, rikthehet Armando Broja, trajneri i Chelseat i jep minuta sulmuesit shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas 287 ditësh, Armando Broja është rikthyer në fushë. Sulmuesi shqiptar nuk luajti titullar në ndeshjen e sotme shtëpiake ndaj Aston Villës, por trajneri i Bluve të Londrës, Pocchetino e aktivizoi lojtarin në minutën e 79-të.

Broja mori vendin e Caicedos, me shpresën për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Kujtojmë që Armando Broja mungoi për 9 muaj për shkak të një dëmtimi. Ndeshja e fundit në të cilin ai ka luajtur është pikërisht ndaj Aston Villës me 11 dhjetor, në një takim miqësor të mbajtur Al Nahyan Stadium (Abu Dhabi). Në sezonin 2021/22, 22-vjeçari bëri mjaft mirë, duke shënuar 6 gola me fanellën e Southampton.

Share This Article