Dëmtoi derën e ambasadës bullgare në Maqedoni, Prokuroria inicion procedurë kundër një 55-vjeçari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një burri 55-vjeçar të dyshuar për vepër penale “Dëmtim të pronës”, njoftojnë nga Prokuroria.

“Më 11 janar, i dyshuari, nga urrejtja, dëmtoi derën hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë, duke thyer xhamin e derës me një gur dhe menjëherë iku në drejtim të panjohur.

Prokurori publik propozoi që gjyqtari i procedurës paraprake të caktojë masën e paraburgimit kundër të dyshuarit, sepse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik ikjeje dhe rrethana që justifikojnë frikën se i dyshuari do ta përsërisë veprën penale”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Share This Article