Denaj: Shqipëria anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj jep lajmin e mirë për miratimin e projektligjit  për anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës,  i cili do të krijojë mundësi bashkëpunimi dhe hapësira të shumta për prodhuesit tanë.

Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Denaj tregon se nëpërmjet miratimit të këtij projektligji, një fokus të veçantë merr harmonizimi me praktikat ndërkombëtare, minimizimi i barrierave tregtare dhe mbrojtja e konsumatorëve, di dhe do të përfitojmë nga një rrjet prej rreth 1000 ekspertësh.

Postimi i Denaj: 

Miratohet projektligji për anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës, 🍷 i cili do të krijojë mundësi bashkëpunimi dhe hapësira të shumta për prodhuesit tanë. 🇦🇱 Shqipëria është vendi i 50-të që i bashkohet kësaj organizate, e cila këtë vit feston 100 vjetorin e themelimit.

📜 Nëpërmjet miratimit të këtij projektligji, një fokus të veçantë merr harmonizimi me praktikat ndërkombëtare, minimizimi i barrierave tregtare dhe mbrojtja e konsumatorëve, di dhe do të përfitojmë nga një rrjet prej rreth 1000 ekspertësh.

👉🏻 Miratimi i këtij projektligji është në përputhje me programin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural me vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare. 🌍

#MBZHR #BujqësieQëndrueshme #Vreshtari

Share This Article