Dënimi i Saimir Tahirit, Edi Rama nuk pendohet: E di çfarë kam bërë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të komentonte vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit  kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar  për të dënuar me 3.4 vite burg ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”

“Unë nuk komentoj vendimet e gjykatave” tha Rama.

Ndërsa nuk kurseu dhe një përgjigje në replikë të avokatit. 

Pyetja e gazetares: A pati mesazh fjala e avokatit mbrojtjës I cili tha meqënëse Saimir Tahiri u dënua për shpërdorim detyre atëherë politikanët e Shqipërisë duhet të vishen trashë se dimri do të jetë I ftohtë.

Edi Rama:“E kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi. 100 herë të kthehesha mbrapsht do të bëja të njëjtën gjë”

Kryeministri ishte në konferencë për median lidhur me qëndrimin e Shqipërisë në konfliktin ruso- ukrainas dhe vizitës së tij në SHBA.

Share This Article