Dënimi i Tahirit, LSI: Drejtësia peng i Ramës dhe Rama peng i Tahirit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

ëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin me 3 vite shërbim prove.

Në një deklaratë LSI thotë se vendimi i mbrëmshëm tregon se drejtësia është peng i Edi Ramës dhe se Edi Rama është peng i Saimir Tahirit.

Sipas LSI, Edi Rama ka bërë çdo gjë për ta mbrojtur saimir Tahirin, sepse Rama është peng i dosjeve korruptive dhe i familjarëve të tij.

Ja deklarata e plotë e LSI:

Për LSI, vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda tregon qartë se drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe Edi Rama është peng i Saimir Tahirit dhe strukturave kriminale.

Edi Rama ka bërë gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe ka përdorur çdo mekanizëm të tijin sepse Edi Rama është peng i dosjeve korruptive dhe i familjarëve të tij.

Projekti i kanabizimit të vendit, trafiku ndërkombëtar i drogës është projekt politik i Edi Ramës sepse Edi Rama është “Shefi i madh” i cili projektoi dhe urdhëroi këtë projekt shkatërrues për vendin që nxiu historinë e Shqipërisë në mediat botërore.

Me Edi Ramën është provuar që nuk ka drejtësi, krimi i organizuar ndjehet i fortë, i sigurtë dhe i pëkrahur.

Ka vetëm një rrugë: Të çlirohet vendi nga Edi Rama dhe kapja e institucioneve nga krimi i organizuar për të instaluar shtetin e së drejtës për të kthyher tek çdo qytetar dinjitetin dhe shpresën se ky vend do të bëhet.

Share This Article