Dënimi i Tahirit, Meta zbulon takimin me Ramën: I thashë nuk është për ministër të brendshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke hyre ne Prokurorine e Krimeve te Renda, ku ka deshmuar ne lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi. Doshi ka akuzuar Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta se ka porositur vrasjen e tij dhe te deputetit demokrat Mhill Fufi./r/n/r/nMinister of Interior Samir Tahiri, at the Prosecution of Serious Crimes, where he testify about the allegations of lawmaker Tom Doshi. Doshi has accused the Speaker of Parliament Ilir Meta because he has ordered his murder and Mhill Fufi.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për dënimin me burg të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Meta deklaroi se kjo është pjesë e drejtësisë me regji duke theksuar se ai është përgjegjës për kanabizimin por kryepërgjegjës cilësoi kreun e qeverisë.

Meta në TV 1 Channel tha se i ka thënë Ramës por edhe vetë Tahirit se nuk është për ministër të brendshëm duke qenë se nuk kishte eksperiencën dhe ishte shumë i politizuar çka do sillte sipas tij keqpërdorim të Tahirit në atë funksion.

“Burgosja e Saimir Tahirit është pjesë e drejtësisë me regji. Saimir Tahiri nuk është arkitekti i kanabizimit në Shqipëri. Ai ka qenë përgjegjës, por kryepërgjegjësi është kryeministri i cili e përdori për të fshehur përgjegjësitë e veta. I kam thënë Ramës që emërimi i tij si ministër ishte një zgjidhje e gabuar. I kam thënë dhe vetë Tahirit, nuk mund të jesh ministër sepse nuk ke eksperiencë dhe je shumë i politizuar, për më tepër do të keqpërdorin në atë funksion”, tha Meta.

Meta tha se kur Rama u vu përballë kërkesës për të hequr Tahirin nga posti kur ky i fundit u gjend përballë akuzave e ka ftuar atë dhe i ka thënë se largimin po e bën për t’i plotësuar atij kërkesësn që Tahiri të mos jetë ministër i Brendshëm.

“Kur Rama ka dashur ta heqë, ose i është kërkuar ta heqë. Më ka thirrut mua dhe më ka thënë se plotësova kërkesën tënde për të hequr Tahirin. I kam thënë ti do ta heqësh tani dhe t’i thuash edhe atij që më tha Ilir Meta. Unë të kam thënë mos e vë. Nuk është ai arkitekti. Ai është përgjegjës, por kryepërgjegjësi për të fshehur përgjegjësitë e veta është ai”, tha Meta. 

Share This Article