Një çift britanik është dënuar me 25 vite burg pasi akuzohen për mbajtjen e skllevërve modernë në mjerim në një shtëpi në Bristol të quajtur si “porta e ferrit”.
Maros Tancos dhe Joanna Gomulska trafikuan të paktën 29 njerëz në Britani, disa prej të cilëve ishin rritur në jetimore në Sllovaki, pasi u premtuan atyre një jetë më të mirë.
Në realitet, ata mbaheshin si “të burgosur” në pronë dhe përballeshin me rrahje dhe kërcënime me vdekje.
Viktimat u detyruan të punonin falas në biznesin e lavazhit të Tancos në Bristol përpara se të shkonin në punë të tjera gjatë natës. Ndërkohë që çifti i shpenzonte pagat e tyre në makina dhe lojëra të fatit.
Një prej tyre u detyrua të punonte në lavazh me krah të thyer, ndërsa një tjetër u largua pasi mbeti shtatzënë dhe lindi një fëmijë të kequshqyer.
Prokurorët thanë se rasti zgjati gati një dekadë. Tancos, 45, dhe 46-vjeçarja Gomulska u dënuan në Gjykatën e Kurorës së Bristol të mërkurën pasi u dënuan për vepra penale të skllavërisë moderne në prill pas një gjyqi tre mujor. Tancos u burgos për 16 vjet dhe Gomulska u dënua me nëntë vjet burg.