Dënohet me 16 vite burg aktori turk i ‘Sulejmanit të Madhërishëm’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Stambollit ka publikuar vendimin me 16 vite burg për aktorin e njohur të telenovelave Adnan Koç.

Ai u arrestua në vitin 2018, në qytetin Atasehit gjatë një operacioni anti-drogë, ku ai bashkë me vëllanë dhe disa të tjerë rezistuan gjatë aksionit dhe plagosën disa efektivë të rendit.

Siç raporton mediumi i njohur turk “Sabah”, krahas akuzës për trafik të lëndëve narkotike, gjykata e dënoi atë edhe për “tentative vrasjeje të punonjësit të policisë”.

Kjo është një akuzë e rëndë sipas kodit penal turk, detaj i cili edhe i ka rënduar vitet e burgut.

Image

Koç, ka luajtur në një numër të madh telenovelash turke, një pjesë e të cilave përfshihet edhe “Sulejmani i Madhërishëm”, ku kishte rolin e Behram Pashës.

Image
Share This Article