ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Si do të funksionojë riorganizimi i azilit nga Partia Laburiste? Politikat e qeverisë në detaje 14 minutes ago
Starmer përballet me një sfidë të re, ndërsa deputetët e Partisë Laburiste dënojnë planet për azil 19 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 25 minutes ago
Mahmood mbron rishikimin e sistemit të azilit ‘jashtë kontrollit’ (Video) 40 minutes ago
Plani i paprecedentë për sistemin e azilit e detyron qeverinë të ecë drejt një litari të dobët 43 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit

albnews by albnews
18 November, 2025
in Bota
0
Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një gjykatë tribunale në Bangladesh ka dënuar ish-kryeministren Sheikh Hasina me vdekje për shtypjen e protestave kundër qeverisë të vitit të kaluar, raporton BBC.

RelatedPosts

Këshilli i Sigurimit të OKB miraton rezolutën e SHBA-së mbi planin e Trump për Gazën

Ngjarje e rëndë në Nigeri/ Disa persona të armatosur rrëmbejnë 25 nxënëse në një konvikt, një viktimë dhe një i plagosur 

Presidenti francez: Zelensky mund të përmirësojë historikun e Ukrainës në luftën kundër korrupsionit

Hasina është dënuar në mungesë për krime të ndryshme kundër njerëzimit. Ajo jeton në syrgjynosje në Indi.

Ajo u dënua bashkë me ish-ministrin e Brendshëm dhe shefin e Policisë. Ata u shpallën fajtorë për lejimin e përdorimit të dhunës vdekjeprurëse ndaj protestuesteve dhe mosparandalimin e mizorive ndaj tyre.

Gjykata lexoi të gjitha akuzat para të pandehurve duke përshkruar shkallën e dhunës së aksionit të policisë. I pranishëm ishte vetëm ish-shefi i policisë, Abdullah al-Mamun.

Ish-udhëheqësja mohon të gjitha akuzat e sulmit ku sipas Kombeve të Bashkuara u vranë me qindra njerëz. Hasina ishte kryeministrja më jetëgjatë në pushtet e Bangladeshit. Ajo u kthye në një ikonë të demokracisë kur bashkoi forcat me parti të tjera politike kundër regjimit ushtarak të viteve 1980. Ajo e mori për herë të parë pushtetin në 1996.

Mandati i saj i dytë që nisi në 2009 ishte kontradiktor. Ai u njollos me akuzat e vrasjeve, zhdukjeve të detyruara dhe heshtjes së kundërshtarëve, një kthesë e dukshme për një lidere që dikur luftoi për demokracinë shumëpartiake.

Babai i saj, Sheikh Mujibur Rahman, udhëhoqi pavarësinë e vendit nga Pakistani në 1971 dhe u bë presidenti i parë. i ati i saj i vra me pjesën më të madhe të familjes në 1975. Vetëm Hasina dhe motra e saj, Sheikh Rehana, shpëtuan pasi ndodheshin jashtë vendit. Shkaku i protestave vdekjeprurëse të vitit të shkuar ishte zemërimi i të rinjve bangladeshas me mënyrën e shpërndarjes së punëve të qeverisë.

Që pas luftës për pavarësi nga Pakistani në 1971, Bangladeshi ka ruajtur gjithnjë 30% të të gjitha roleve të shërbimit civil për veteranët dhe në thelb, për pasardhësit e tyre.

Në 2024, mijëra punë të lakmueshme po ofroheshin bazuar në prejardhje dhe jo në meritë. Praktikisht, shpesh ata ishin mbështetës të Sheikh Hasina dhe partisë së saj, Awami League.

Për studentët dhe të sapodiplomuarit që vuanin nga shkalla e lartë e mospunësimit, sistemi i kuotave po shihej si shenjë kronizmi brenda qeverisë së Bangladeshit, sesa shpërblim për patriotizmin.

Pas ardhjes në pushtet të qeverisë së përkohshme, sistemi i kuotave është reduktuar ndjeshëm. Tani vetëm 5% e punëve në qeveri shkojnë për pasardhësit e veteranëve të luftës.

Lideri Muhammad Yunus ka stabilizuar disi ekonominë duke fuqizuar rezervat e huaja të vendit dhe duke siguruar hua të rëndësishme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Por Bangladeshi, një prej prodhuesve më të mëdhenj të veshjeve, ka nevojë për më shumë investime që të riparojë ekonominë e brishtë. Kjo nuk do të ndodhë për sa kohë vijojnë dhuna dhe destabiliteti politik.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Si do të funksionojë riorganizimi i azilit nga Partia Laburiste? Politikat e qeverisë në detaje

Si do të funksionojë riorganizimi i azilit nga Partia Laburiste? Politikat e qeverisë në detaje

18 November, 2025
Starmer përballet me një sfidë të re, ndërsa deputetët e Partisë Laburiste dënojnë planet për azil

Starmer përballet me një sfidë të re, ndërsa deputetët e Partisë Laburiste dënojnë planet për azil

18 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

18 November, 2025
Refugjatët do të përballen me 20 vjet pritje për t’u vendosur përgjithmonë sipas reformave të azilit

Mahmood mbron rishikimin e sistemit të azilit ‘jashtë kontrollit’ (Video)

18 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result