Dënohet ushtarja me 23 vite burg për arsye se i jepte informacione të shtetit të dashurit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua në moshën 62-vjeçare është dënuar me 23 vite burg, pasi akuzohet se ka  dhënë informacione të rëndësishme një shtetas i huaj i lidhur me grupin militant islamik libanez Hezbollah.

Mariam Thompson, gjuhëtare e ushtrisë amerikane pranoi se i kishte ndarë emrat e informatorëve amerikanë në Irak tek një burrë me të cilin  ishte e lidhur romantikisht.

Mediat raportojnë se burri të cilit e moshuara i kalonte informacion ishte i përfshirë në lëvizjen e fuqishme Shiite të Libanit Hezbollah.

Ajo tha se kishte qenë e dëshpëruar që dikush ta donte në pleqërinë e saj dhe nuk deshi të dëmtojë askënd.

Prokurorët thanë se ajo e dinte se po vinte burimet dhe trupat amerikane në rrezik.

Share This Article