Dënojmë sulmin e Banjskës”, Presidenti Begaj konferencë me homologun kroat Milanoviç: Serbia dhe Vuçiç na detyrohen disa përgjigje!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mbajtur një konferencë për shtyp së bashku me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviç.

Begaj është shprehur se së dy presidentët dënojnë sulmin e armatosur nga terroristët serbë në Banjskë muajin e kaluar.

Ai falënderoi Milanoviç për mbështetjen e dhënë për Kosovën dhe dënimin e sulmit të armatosur në Veri të Kosovës.

Milanoviç nga ana tjetër u shpreh se Serbia dhe presidenti serb Vuçiç i detyrohen Kosovës dhe bashkësisë ndërkomëbtare disa përgjigje lidhur me rastin dhe reagimin e tye për të.

Në vitin 2012 Shqipëria kishte 3 vite që ishte anëtare e NATO-s dhe tentonte të fillonte bisedimet me BE-në. Për Shqipërinë nuk ndodhte asgjë, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia avanconin. Shqipëria e ka vendin e saj në NATO. Në të njëjtën kohë avancimi drejt aleancës së BE është më i vështirë, pasi Shqipëria nuk ka arritur të hedhë as hapin e parë në këtë drejtim.

Duket sikur diçka nuk është siç duhet, dhe tani kemi lëvizur pak nga vendi pas 11 viteve. Mua më mbetet pak për të folur. Jam i vetmi që nuk është shqiptar dhe këtë e kam përmendur në Nju Jork, është thirrja për të pranuar Kosovën. Serbia dhe Vuçiç na kanë borxh disa përgjigje për rastin e sulmit”, tha Milanoviç ndër të tjera.

Share This Article