Kandidati i pavarur në Tiranë, Boiken Abazi ka denoncuar me fakte se si PS po manipulon votat, duke i bërë të pavlefshme.
‘Për të mbuluar krimin elektoral, mbrëmë tentuan me të gjitha format e presioneve që mos t’i lejonin vëzhguesit tanë të bënin fotografi në qendrat e numërimit.
Por ja që ia dolëm sërish me fakte të tjera të dëshmojmë se si votat tona deformohen me një ‘X’ të dytë nga komisionerët, për t’ia kaluar votat tona PS ose për t’i shpallur ato të pavlefshme’, shkruan, drejtuesi politik i Vetëvendosjes në Shqipëri, Abazi në faqen e tij në Facebook.


