Denoncimi i rëndë/ “Policia e Gjirokastrës vret një person! E shpallën të vdekur me Covid pas dy ditësh!”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë e rrëfyer nga vetë qytetarët e fshatit Zhej në Gjirokastër ka tronditur opinionin publik. Ata kanë denoncuar vrasjen e një bashkë-fshtatari të tyrin nga shteti.

Në denoncimin e Niko Sulit shkruhet se viktimë e dhunës policore ka mbetur Thoma Konomi. Ky person kaloi në mënyrë të paligjshme kufirin në Burgaz dhe aty është ndaluar nga punonjës të Drejtorisë së Kufirit Gjirokastër. Pasi është dhunuar në mënyrë barbare nga këta të fundit, është dërguar në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër e këta të fundit i kanë dhënë masën arrest shtëpie pa e dërguar në spital.

Nga aty është dërguar në Zhej për të kryer dënimin. Konomi është gjetur nga një djalë i cili e ka dërguar për në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Pas kësaj, në denoncim shpjegohet se e kanë çuar në Spitalin Nënë Tereza ku e futën në operacion për hemorragji të brendshme dhe më pas e dërguan tek Shefqet Ndroqi për ta shpallur të vdekur nga Covid dy ditë më pas.

Share This Article