Denoncimi për Xibrakën, Gazment Bardhi paraqitet në SPAK

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratikë, Gazment Bardhi është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të premteje.

Bëhet me dije se Bardhi është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me denoncimin për Xibrakën dhe akuzat ndaj Olsi Ramës.

Bardhi ishte planifikuar që të paraqitej që më datë 15 maj në SPAK, për të dëshmuar në lidhje me rastin e mësipërm, por është shtyrë me kërkesë të vetë Bardhit për në 24 Maj, për shkak të një vizite zyrtare në Bundestag.

Bardhi do të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK si person që ka dijeni për rrethana të hetimit.

SPAK rihapi dosjen e Xibrakës me kërkesë të Bardhit, duke regjistruar procedimin penal nr. 88, të vitit 2024, duke rifilluar hetimet e pezulluara në lidhje me procedimin penal nr. 335/1 (dojsa “Xibraka”), të vitit 2016 të regjistruar në ish-Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda, Tiranë.

Share This Article