Qytetarët e “Unazës së Re” në Tiranë vijojnë të denoncojnë atë çfarë po ndodh me projektin e qeverisë dhe bashkisë në këtë zonë të kryeqytetit.
Më i fundit vjen nga një banor, i cili e ka bërë publik shqetësimin e tij përmes Facebook-ut të ish kryeministrit Sali Berisha.
Sipas qytetarit, nëse paguan rryshfetin projekti nuk ta prek pronën, ndryshe nga të tjerët që kanë humbur edhe banesat.
“Skandaloze! Lal Plehu ngushton rrugët e qytetit kundrejt ryshfetit! Turp e faqe e zezë”, shkruan ish kryeministri, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit.
Qytetari:
Pershendetje Doktor! Jam nje banor i Unazes së Re, Rruga Tom Plezha, ku po behet bulevardi i ri i Lali Lekut.
Po te jesh mik i tij ose po te paguash askush nuk mund te te prek. Shiko se si devijohet nga projekti per nje milioner qe mos ti preket oborri i shtepisë. Kurse per te tjeret qe nuk kan buk te hane ju marrin dhe shtepine.



