Denoncoi për përdhunim ish-zv. kryeministrin kinez, nuk dihet fati i tenistes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një javë pasi denoncoi për përdhunim ish-zv.kryeministrin kinez, Zhang Gaoli, nuk ka asnjë lajm për tenisten 35 vjeçare Shuai Peng.

Lajmi u dha nga gazeta franceze “Le Monde” pas akuzave të rënda që fituesja e Roland Garros bëri ndaj një lideri të lartë të Partisë Komuniste Kineze.

“Le Monde” shpjegon se heshtja totale e gruas mund të ketë lidhje dhe me instrumentet e forta të censurës që janë në dorën e qeverisë kineze.

Për këtë arsye dhe një grup i famshëm që lufton për të drejtat e grave në Kinë po përpiqet ta anashkalojë këtë denoncim nga frika se mund të censurohet apo dënohet.

Shuai Peng kishte bërë një postim në rrjetet sociale ku tregonte ngjarjen e rëndë që i kishte ndodhur me zyrtarin e lartë kinez 3 vite më parë. Postimi qëndroi online për disa minuta përpara se komentet e tij të bllokoheshin dhe të censurohej totalisht. Pas kësaj nuk ka më asnjë reagim nga tenistja e njohur.

Share This Article