ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti më i vjetër në botë betohet për mandatin e tetë në Kamerun 55 seconds ago
McDonald’s përballet me masa të reja kundër abuzimit seksual 3 minutes ago
Harry i kërkon falje Kanadasë që mbajti kapelen e LA Dodgers gjatë Serisë Botërore 6 minutes ago
Tajfuni drejtohet drejt Kamboxhias pasi vrau të paktën 193 persona në Filipine dhe Vietnam 9 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 11 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Denoncon Berisha: Narkoregjimi i Ramës ka marrë peng shtatoren e Ibrahim Rugovës, e mban në magazina prej 5 vitesh

albnews by albnews
22 August, 2025
in Albania, Kosova
0
Denoncon Berisha: Narkoregjimi i Ramës ka marrë peng shtatoren e Ibrahim Rugovës, e mban në magazina prej 5 vitesh
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar se qeveria e kryeministrit Edi Rama po mban prej 5 vitesh në magazina shtatoren e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Komentet Berisha i ka bërë teksa ka marrë  pjesë në promovimin e librit ‘Dr. Ibrahim Rugova, Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës’.

RelatedPosts

Zbulohen dy shtëpi bari, arrestohet djali, procedohet nëna, babai në kërkim. Në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Humbi të birin në aksidentin hekurudhor të Tempit, Prokuroria 10 ditë kohë shqiptarit: Ejani dëshmoni për autopsinë!

Skandali te Onkologjiku/ Raporti i KLSH: Gjysma e barnave kundër kancerit nuk arrijnë te pacientët

Berisha tha gjithashtu se disa eksponentë politikë ndër vite kanë tentuar që ta poshtërojë figurën e Rugovës, teksa shtoi se ish-Presidenti i Kosovës arriti të krijonte një unitet të pa-parë më parë për projektin e pavarësisë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Dhe tani meqë jemi këtu, do u rrëfej edhe një histori të shkurtër.

Gjatë luftës, e rrëmbeu, e mori peng Millosheviçi. Mirëpo miqtë tanë amerikanë, të ndikuar nga elita e UÇK-së, patën një zemërim me të dhe unë për rastësi ndodhi këtu, erdhi ambasador një ish-këshilltar i presidentit Regan, Klinton dhe Bush. Ishte Robert Froulik, një nga diplomatët më brilantë që mund të kem njohur.

Një ditë ulem në kafe më të. Do të them një gjë, i them. Këta, udhëheqja juaj, ka një ftohje me Ibrahimin, por dua t’u përcjellësh një gjë nëse mundesh, që politikani që bën betejë me misionarin, e ka të humbur gjithmonë.

Po të them unë, që Rugova, aq sa është politikan, aq është edhe misionar. Unë kam njohur Nënë Terezën, e cila rri gjithë ditën me të dhe atë botëkuptimin e shpreh me katër fjali.

Këta janë njerëz që përqendrohen në një setap fjalësh dhe i qëndrojnë gjer në fund. Nuk e fiton kush betejën me të.

Kur erdhi nga Roma, do vinte në Tiranë, por këta këtu bënë një akt të turpshëm. Këta kërkonin ta poshtëronin. Do vish, por jo si president.

Ai tha faleminderit dhe shkoi në Maqedoni tek kampet e shqiptarëve atje.

Aty e pritën në mënyrën më të jashtëzakonshme.

Prapë doli habia.

Të gjithë këta që kishin pasur vërejtje për të, që kishin menduar se i ka rënë autoritetin, e kuptuan se ishin gabim.

Njeriu që të nesërmen më thirri ishte Bob Froulik: Sali, më tha, ke pasur të drejtë.

Për ta mbyllur këtë ekspoze time, Rugova ishte një gjeni i kombit shqiptar, një gjeni i papërsëritshëm, siç është Skënderbeu në beteja dhe strategjinë e tij.

Siç është Nënë Tereza në forcën e jashtëzakonshme të moralit dhe parimeve që besonte.

Siç është Ismail Kadare në veprat e veta.

Ibrahim Rugova është në politikë.

Ndaj dhe duhet të përulem me nderimin më të madh para veprës dhe kujtimit të tij.

Të falënderoj edhe njëherë të gjitha këta zotërinj dhe zonjën që kanë organizuar këtë aktivitet në nderim të veprës së këtij vigani të veprimit dhe mendimit politik shqiptar.

Të dënoj me forcën më të madhe mbajtjen në magazina prej 5 vitesh të shtatores së Ibrahim Rugovës nga narkoregjimi i Tiranës. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti më i vjetër në botë betohet për mandatin e tetë në Kamerun

Presidenti më i vjetër në botë betohet për mandatin e tetë në Kamerun

7 November, 2025
McDonald’s përballet me masa të reja kundër abuzimit seksual

McDonald’s përballet me masa të reja kundër abuzimit seksual

7 November, 2025
Harry i kërkon falje Kanadasë që mbajti kapelen e LA Dodgers gjatë Serisë Botërore

Harry i kërkon falje Kanadasë që mbajti kapelen e LA Dodgers gjatë Serisë Botërore

7 November, 2025
Tajfuni drejtohet drejt Kamboxhias pasi vrau të paktën 193 persona në Filipine dhe Vietnam

Tajfuni drejtohet drejt Kamboxhias pasi vrau të paktën 193 persona në Filipine dhe Vietnam

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result