Departamenti i brendshëm britanik nis hetim për mesazhet raciste nga stafi i kompanisë që trajton emigrantët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Departamenti i Brendshëm britanik ka nisur hetime rreth akuzave për mesazhe raciste të shpërndara nga stafi i një kompanie të kontraktuar për eskortë të emigrantëve dhe për menaxhimin e qendrave e paraburgimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Raportet për mesazhet e pretenduara në WhatsApp të punëtorëve të kompanisë “Mitie”, të cilat u raportuan nga “Sunday Mirror”, thanë se ato përfshinin shaka raciste dhe ksenofobike për refugjatët sirianë që notojnë drejt Britanisë së Madhe, si dhe mesazhe përçmuese për “sytë” e popullit kinez.

Departamenti i Brendshëm tha se njësia e standardeve profesionale është duke hetuar akuzat e stafit të kompanisë që ka një kontratë 10-vjeçare me vlerë më shumë se 500 milionë sterlina.

Mesazhet dyshohet se synonin deputeten laburiste Diane Abbot, Sekretaren e Brendshme Priti Patel dhe yllin futbollit dhe televizionit, veteranin Gary Lineker, i cili kishte ftuar refugjatët në shtëpinë e tij.

Grupi WhatsApp u krijua nga Zyrtarët e Kujdestarisë së të Paraburgosurve, të cilët janë përgjegjës për trajtimin e refugjatëve dhe shoqërimin e emigrantëve në fluturimet e largimit.

Mitie tha se grupi i mesazheve nuk ishte një kanal zyrtar i komunikimit të kompanisë, kurse stafi që pretendohet se ka shpërndarë mesazhet u pezullua.

“Sapo u informuam, filluam një hetim i cili është në vazhdim”, thuhet në deklaratë, ku shtohet: “Për shkak të seriozitetit të akuzave, kemi pezulluar kolegët ndaj të cilëve janë bërë ankesa, në pritje të rezultatit të hetimit”.

Informatori që bëri të ditur për mesazhet i tha tabloidit Mirror: “Nuk ka kujdes. Është krejtësisht toksike. Racizmi i shkujdesur midis punëtorëve ndaj atyre që supozohet të kujdesen është i neveritshëm”.

Share This Article