Departamenti i Shtetit tregon shkaktarin e mundshëm të sindromit Havana

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas shumë gjasave, bulkthit – lloj insekti – janë burim i sindromit misterioz, Havana, bazuar në një raporti të deklasifikuar të Departamentit të Shtetit.

Grupi “Jason”, organizatë e pavarur e shkencëtarëve, e cila e ka këshilluar qeverinë amerikane që nga Lufta e Ftohtë, ka kryer një studim në vitin 2018, sipas të cilit bulkthit janë burim i sindromit Havana, shkruan Independent.

Në raportin e siguruar nga BuzzFeed të enjten, përjashtohet roli i armëve me mikrovalë në disa tinguj që kanë dëgjuar diplomatët, por burimi më i sigurt i tingujve janë bulkthit.

“Asnjë burim i vetëm i besueshëm i energjisë (as burim radiovalësh, mikrovalësh apo valësh sonike) nuk mund t’i prodhojë edhe sinjalet e regjistruara me zë e video, edhe efektet e raportuara mjekësore. Ne besojmë se zërat e incizuar janë me prejardhje mekanike ose biologjike e jo elektronike”, thuhet në raportin e deklasifikuar.

“Sinjali i regjistruar me zë, me besim të lartë, nuk është prodhuar nga regjistrimi jolinear i radiofrekuencës me fuqi të lartë apo me pulse ultrazëri”, shtohet në raport, duke i hedhur poshtë teoritë e popullarizuara për sulm me mikrovalë.

Disa madje kanë pretenduar më parë se Rusia mund të ketë organizuar sulme ndaj Shteteve të Bashkuara me ndihmën e pajisjeve neurologjike, transmeton Gazeta Express.

Në një raport mjekësor, të hartuar vitin e kaluar nga një panel i Akademive Kombëtare të Shkencave në ShBA, thuhet se mikrovalët janë shkaktari më i besueshëm i simptomave të raportuara nga të prekurit me sindromën Havana.

Megjithatë, as shkencëtarët në Grupin “Jason” nuk e kanë përjashtuar mundësinë që zërat të kenë ndonjë burim tjetër, qoftë edhe nga fuqitë armike.

Dhoma e Përfaqësuesve këtë javë e miratoi Aktin Havana për t’i kompensuar zyrtarët e CIA-s dhe të agjencive tjera që janë prekur nga ky sindrom.

Share This Article