Departamenti amerikan i Thesarit bllokoi 9,5 miliardë dollarë fonde që i përkasin Bankës Qendrore të Afganistanit.
U bllokua gjithashtu çdo transferim parash në Afganistan për të frenuar disponueshmërinë e tyre për regjimin e ri të talebanëve.
Lajmi u dha nga një zyrtar i administratës amerikane, cituar nga ”Al Jazeera” dhe media të tjera.
Talebanët janë pjesë e listës së subjekteve të sanksionuara nga Departamenti amerikan i Thesarit.