Deputetët britanikë ia kthejnë shpinën himnit të Evropës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetët e britanikë të Partisë Brexit, në seancën hapëse të Parlamentit Evropian, sot ia kthyen shpinën intonimit të himnit të Bashkimit Evropian.

29 deputetët ishin koordinuar më herët që të bënin këtë gjest. Kurse kreu i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, kritikoi deputetët për këtë gjest të tyre.

“Edhe nëse njerëzit nuk pajtohen me Bashkimin Europian, gjithsesi duhet të tregojnë respekt”, tha një zëdhënës i Tajanit. Por, edhe jashtë zyrave të Parlamentit Evropian pati protesta. Mijëra katalonasë dhe përkrahës të Partisë Brexit protestuan kundër këtij institucioni. Të parët shprehen zemërimin e tyre për mos pjesëmarrjen në seancëe deputetëve katalonasë, të cilët e kishin të ndaluar të marrin pjesë ne seancën e PE-së. Kurse britanikët kërkuan  largim të vendit të tyre nga BE-ja.

Share This Article