Deputetët e pavarur të VMRO-së do ta padisin Milloshoskin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht 8 deputetët të cilët i votuan ndryshimet kushtetuese që i parashikonte Marrëveshja e Prespës, tërësisht i hedhin poshtë, siç thonë ata gjetjet e rrejshme të deputetit Antonijo Milloshoshki, në emisionin “Alfa”, ku i ka akuzuar për korruptim të 8 deputetëve derisa i kanë votuar ndryshimet kushtetuese, njofton Portalb.

Ata paralajmëruar padi për shpifje kundër Milloshoskit.

“Në vazhdimësi udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së thotë kësi shpifje për korruptim. E inkurajojmë deputetin Antonio Milloshoski dhe të tjerët nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, nëse kanë prova për kësi shpifje, menjëherë t’i paraqesin në Prokurorinë Publike. Në të kundërtën, paralajmërojmë se këto gjetje duhet që t’i dëshmojnë në procedura gjyqësore”, paralajmëruan nga grupi i 8 deputetëve të përjashtuar nga VMRO-DPMNE.

Share This Article