Deputetët harrojnë koronavirusin, të përqafuar, pa maska dhe pa distancë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kuvendi u mblodh sot për të votuar ministrat e rinj të emëruar nga Edi Rama dhe dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.

Kjo ishte seanca e parë për këtë vit, e jashtëzakonshme, pasi normalisht punimet ishin parashikuar që të fillonin në 18 Janar.

Seanca u zhvillua në kushtet e diktuara nga koronavirusi, por zbatimi i masave nuk ishte i tillë.

Por edhe pse kishin vetëm pak ditë që nuk ishin takuar, pushimet dhe festat duket se kishin shtuar mallin te deputetët shqiptarë nga të dy krahët, të cilët në momente të caktuara “harruan” koronavirusin duke u përqafuar.

Shumica prej tyre mbanin maskë, por kishte edhe rebelë që e injoruan, ndërsa distanca po ashtu linte për të dëshiruar nga ligjvënësit.

Share This Article