Deputeti britanik: Po u ndaluan gomonet, nisim emigrimin e ligjshëm me Shqipërinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti deputetët e Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar, z. David Jones dhe z. Bob Blackman

 Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, zhvilloi sot një takim pune me anëtarët e Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, z. David Jones dhe z. Bob Blackman.

Gjatë takimit u diskutua mbi intensifikimin dhe avancimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar si edhe mbi çështje të tjera të bashkëpunimit mes dy vendeve.

 Kryetarja Nikolla vlerësoi “Mbështetjen e Qeverisë dhe Dhomës së Komuneve të  Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e Procesit të Berlinit,  bashkëpunimin e qeverive  për mbështetjen e emigrimit legal të qytetarëve shqiptarë në Britaninë e Madhe për studime, punë e biznes,  dekurajimin e flukseve të parregullta dhe shmangien e rënies së qytetarëve shqiptarë në rrjetet e trafikantëve dhe krimit të organizuar si edhe qëndrimet e vendosura të Mbretërisë së Bashkuar për integritetin e politikanëve, funksionarëve publikë dhe biznesmenëve.”

Deputetët, z. David Jones dhe z. Bob Blackman, shprehën vlerësimet e Dhomës së Komuneve për vijimin e bashkëpunimit me Kuvendin, progresin e gjithanshëm të Shqipërisë, avancimin e reformave, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përballimin e sulmeve të terrorizmit kibernetik, mbrojtjen e paqes e të sigurisë, mbështetjen e refugjatëve iranianë e ukrainas si edhe mbështetjen e luftës së drejtë të Ukrainës kundër agresionit të Rusisë. Ata nënvizuan se lufta kundër trafikimit të emigrantëve është rruga për të mbështetur emigrimin e ligjshëm të qytetarëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Share This Article