Deputeti britanik: Qasja e Kurtit në dialog me Serbinë është për t’u vlerësuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për Kosovën ka folur disa herë në Parlamentin e Britanisë.

Madje, deputeti nga Labour Party, Alex Sobel, po e përcjell me vëmendje procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Brukseli.

Sobel, thotë se e vlerëson qasjen e Kryeministrit Albin Kurti për mënyrën se si ai po dialogon me Serbinë.

Sipas tij, shefi i ekzekutivit kosovar po tregohet konstruktiv në negociata, duke qenë i gatshëm edhe për kompromise.

“E përgëzoj për mënyrën se si Albin Kurti po i zhvillon këto bisedime me Serbinë në Bruksel. Ai deri më tani ka pasur në qasje pozitive dhe ka treguar gatishmëri për kompromise. Ndërsa, është për keqardhje që pala serbe dje nuk e nënshkroi marrëveshjen edhe pse në parim janë pajtuar për të.

Mendoj se janë arritur disa marrëveshje shumë të rëndësishme mes palëve që do ua bëjnë jetën më të lehtë qytetareve. Dua t’iu kujtoj edhe një gjë, pavarësisht se Britania nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian, ne vazhdojmë ta kemi një rol të rëndësishëm në këtë proces”, tha Sobel.

Tutje, politikani i majtë është shprehur kundër idesë që Asociacioni të krijohet në baza etnike.

Ai thotë se të gjitha komunitete brenda Kosovës duhet të kenë të drejta të barabarta.

“Ka shumë shqetësime lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, derisa negociatat ende po vazhdojnë. Unë jam kundër asaj ideje që të krijohet një strukturë e brendshme brenda shtetit të Kosovës,  kjo nuk do të ishte e arsyeshme.

Mendoj se duhet që të gjitha komunitetet të kenë të drejta të barabarta, pra nuk duhet që asociacioni të jetë i njëanshëm. Ka shumë mënyra tjera më kreative që të formohet asociacioni”, shtoi Sobel.

Takimi i ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të zhvillohet gjatë muajit mars.

Share This Article