ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndalohet nga policia e Durrësit bashkëpunëtori i Aldo Avdylajt 18 minutes ago
Çmenduri e sheikëve, Al Hilal ofron 400 milionë euro për Lamine Yamal, Barcelona refuzon 21 minutes ago
Dumani: Hetimet për Eco Parkun drejt përfundimit ndërsa porti i Durrësit në hetim paraprak 23 minutes ago
Ka nisur SPAK hetim për ‘Arubën’? Dumani i përgjigjet deputetes së PD: Nuk e njoh si çështje 25 minutes ago
Kosovë, Policia mbledh informacione për keqpërdorime të mundshme të votave në Mitrovicë të Jugut 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Deputeti gjerman: Ja pse duhet t’i hapen bisedimet e anëtarësimit Shqipërisë

albnews by albnews
18 September, 2019
in Show - Biz
0
Deputeti gjerman: Ja pse duhet t’i hapen bisedimet e anëtarësimit Shqipërisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Komisionit Parlamentar për monitorimin e zgjedhjeve në Parlamentin gjerman Patrick Ernest Hermann Sensburg, ka vlerësuar procesin e implementimit të reformës në drejtësi.

Teksa çmoi punën e bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ai tha se reformat e ndërmarra nga Shqipëria në luftën kundër krimit dhe korrupsionit janë mjaft të rëndësishme në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

“Të jem këtu në këtë ndërtesë, më duhet të them se ndjehem mjaft i impresionuar teksa shoh në hyrjen e saj gjithë xhamin dhe mesazhin që mbart mbi transparencën. Kjo është më e rëndësishmja, një ndryshim se si një qeveri përpiqet të përmirësojë institucionet demokratike, qeverisjen demokratike dhe besoj se kjo godinë është gjithashtu një shenjë për mënyrën së si demokracia funksionon, e hapur me institucionet e përfshira. Duke sjellë këto tre institucione së bashku nën një çati dhe ky është një ndryshim i vërtetë”, u shpreh Sensburg.

RelatedPosts

Përfshihen në aksident aktorët e njohur të Hollivudit

Zbulimi britanik, temperatura e hundës tregon nivelin e stresit

Princi William dhe Kate Middleton nisin një fillim të ri? Çfarë ndodhi?

Sa i përket integrimit ai nënvizoi se Shqipëria ka marrë nisma pozitive që janë 100% në drejtimin e duhur.

“Shqipëria nuk i ka përmbushur 100 % kushtet të shkruara në letra dhe unë mendoj se asnjë vend nuk i ka përmbushur 100 %. Qeveria ka shumë propozime dhe ka ndërmarrë nisma që janë 100% në drejtimin e duhur, dhe në fund kjo është ajo që vlen për t’u diskutuar në javën e diskutimeve për çeljen e negociatave”, tha ai.

Më tej, Sensburg u ndal te reforma në drejtësi ku tha:
“Në lidhje me reformën në drejtësi, askush nuk e di më mirë se sa kjo shkollë e të tria institucionet që janë bashkuar këtu nën të njëjtën çati ndryshimin e madh. Progresi është i qartë, që nga KLGJ, KLP, KED, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm sipas vettingut të gjyqtarëve dhe prokuroreve. Edhe nga EUROJUST kemi pasur shumë progres pozitiv me marrëveshjen me Shqipërinë dhe të gjithë janë të mendimit që Shqipëria po bën përpjekje shumë te mëdha edhe ne rrjetin ndërkombëtar të institucioneve”, nënvizoi Sensburg.

Nga ana tjetër, ministrja Gjonaj falënderoi deputetin gjerman për të gjithë përkrahjen.
“Patrik vjen nga një eksperiencë e gjatë si jurist dhe profesor në Gjermani dhe ka qenë gjithmonë një mbështetje e fortë për Shqipërinë në Parlamentin Gjerman, por njëkohësisht theksoj edhe për mua si Ministre Drejtësie. Kemi pasur mundësinë të takohemi disa herë në Berlin dhe për z.Sensburg është hera e parë që vjen në Tiranë. Kanë qenë pikërisht këto takime të cilat na kanë ndihmuar edhe ne për të përçuar zërin dhe rezultatet tona sa i përket reformës në drejtësi. Falë angazhimit të tij, por edhe njëkohësisht disa deputetëve të koalicionit të CDU/CSU si dhe kancelarisë gjermane, unë sot jam më se e bindur që deputetët gjerman ashtu si edhe publiku janë të mirëinformuar mbi reformat e forta shtetformuese që ka bërë Shqipëria gjatë këtyre viteve të fundit dhe që, nëse ne në tetor do të kemi një dritë jeshile për hapjen e negociatave, do të jetë edhe për shkak të mbështetjes që na kanë në rrugëtimin tonë z. Sensburg personalisht por edhe miqtë e Shqipërisë”, u shpreh Gjonaj.

Gjonaj u ndal te puna e bërë për implementimin e reformës në drejtësi dhe rezultatet e arritura.

“Ne sot, të gjithë bashkërisht duhet të jemi krenar për çfarë kemi arritur. Kemi rrëzuar një sistem të kalbur dhe nga kemi ringritur një sistem të ri nga themelet. Jam e sigurt që eksperienca jonë, dhe arritjet tona, do të jenë shembull për t’u ndjekur nga shumë vende të rajonit, apo edhe vende të tjera që sot mbase edhe janë vende anëtarë të Bashkimit Europian. Prandaj diskutime të tilla i shërbejnë mjaft mirë dhe duhet të shfrytëzojmë momentin jo vetëm për të vlerësuar arritjet, por njëkohësisht edhe për të diskutuar me një një grup më të gjerë profesionistësh, gazetarësh, magjistratësh të rinj”, nënvizoi Gjonaj./TCh/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndalohet nga policia e Durrësit bashkëpunëtori i Aldo Avdylajt

Ndalohet nga policia e Durrësit bashkëpunëtori i Aldo Avdylajt

14 October, 2025
Çmenduri e sheikëve, Al Hilal ofron 400 milionë euro për Lamine Yamal, Barcelona refuzon

Çmenduri e sheikëve, Al Hilal ofron 400 milionë euro për Lamine Yamal, Barcelona refuzon

14 October, 2025
Dumani: Hetimet për Eco Parkun drejt përfundimit ndërsa porti i Durrësit në hetim paraprak

Dumani: Hetimet për Eco Parkun drejt përfundimit ndërsa porti i Durrësit në hetim paraprak

14 October, 2025
Ka nisur SPAK hetim për ‘Arubën’? Dumani i përgjigjet deputetes së PD: Nuk e njoh si çështje

Ka nisur SPAK hetim për ‘Arubën’? Dumani i përgjigjet deputetes së PD: Nuk e njoh si çështje

14 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result