Deputeti grek takon Belerin: Mbajtja e tij në paraburgim do ndikojë në integrimin europian të Shqipërisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Greqia vijon të shprehë mbështetjen ndaj kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, i cili prej 12 majit mbetet në paraburgim.

Të shumtë kanë qenë zyrtarët e lartë grekë që zhvilluar takime me Belerin në ambientet e paraburgimit, mes të cilëve edhe ambasadorja greke në Shqipëri.

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë është vizituar pak më parë në ambientet e paraburgimit, nga deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos. Ky i fundit pas takimit dha një prononcim për media, ku deklaroi se mbajtja e Belerit në paraburgim, do të ndikojë në integrimin europian të Shqipërisë.

Sakaq, ditën e hënë (14 gusht) do të mbërrijë në Himarë edhe Kryebashkiaku i Athinës Kostas Bakojanis, i cili do të takohet me qytetarët për të shprehur mbështetjen e tij ndaj Belerit.

Sipas mediave greke, kryebashkiaku do të marrë pjesë në tubimin që organizohet me iniciativën e organizatës “Omonia” pasditen e së hënës, në Pedonalen Qendrore të Himarës, pasi skadon afati tre mujor i parashikuar nga ligji zgjedhor për betimin e Belerit.

Kalimi i afatit do t’i mundësojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vijojë me përsëritjen e zgjedhjeve.

Beleri u arrestua më 12 maj, ndërsa hetimet ndaj tij kishin nisur më 9 maj pas referimit të rastit nga policia e Vlorës, dhe u mbështet me pamje filmike dhe përgjime pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë lekë për vota.

Në zgjedhjet e 14 majit Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u shpall fitues në Bashkinë Himarë përballë Jorgo Goros me një diferencë prej 19 votash.

Duke qenë në paraburgim, Beleri nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e 27 qershorit të Këshillit Bashkiak të Himarës.

Share This Article